Kurti i uron mirëseardhje diasporës: Edhe këtu mund të bëhet mirë si në vendet ku ju jetoni

Kurti i uron mirëseardhje diasporës: Edhe këtu mund të bëhet mirë si në vendet ku ju jetoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje në Kosovë të gjithë mërgimtarëve.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai ka theksuar se ardhja e diasporës tregon lidhshmërinë dhe rrënjët e forta të tyre me atdheun.

“Me zemrën plotë e me mall, më të dashurit tanë që gjenden larg nesh, të dashur mërgimtarë mirë se vini në shtëpinë tuaj. Rikthimi i juaj në atdhe, në shtëpitë tuaja në Kosovë shënon një moment të veçantë për të gjithë ne, shpreh lidhjen tonë të përjetshme që kalon kufijtë dhe kohën.

Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha Kurti.

“Le të lidhim gjeneratat e reja me tokën e tyre dhe të mësojmë nga më të mëshuarit. Në gjuhën tonë qëndrojnë dy fjalë mëmëdheu e atdheu, toka e nënës dhe babait, lidhja e juaj me Kosovën është me e thellë. Ju falënderoj për përkushtimin për të ruajtur traditat tona, për rolin tuaj për zhvillimin ekonomik, social e politikë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Related Articles