Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga java e kaluar ka nisur reduktimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në tri godinat e komunave veriore.
Ai tha se tash, qeveria po fillon të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme
“Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me Bashkimin Evropian dhe të dërguarin special për shtensionimin e arritur në Bratislavë”, tha Kurti.
Kujtojmë se kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, bashkë me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ranë dakord për hapat tutje për shtensionim të situatës në veri, ku një nga ta ishte edhe reduktimi i 25 për qind të policisë në dhe rreth objekteve komunale në veri.