Kurti: Jemi të gatshëm të punojmë me planin franko-gjerman për marrëveshjen finale me Serbinë

Kurti: Jemi të gatshëm të punojmë me planin franko-gjerman për marrëveshjen finale me Serbinë

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se “Në të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetsin e BE-së dhe përfaqësues të vendeve parterë e mike të QUINT-it unë kam potencuar në vazhdimsi përkushtimin tonë që sa më shpejt që është e mundur të arrijmë dakordinimin final rreth propozimit franko-gjerman, apo më mirë të themi të BE-së e të mbështetur nga Franca e Gjermania. Ne e sohim si baza të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi të gatshëm të punojmë intenzivisht që i njejti të nënshkruet nga palët.

Përkushtimin që sa më shpejtë që është e mundur të arrihet dakordimi final rreth propozimit franko-gjerman, apo më mirë të thuhet të BE-së e të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Kurti tha se jemi të interesaur të punojmë sa më intesivisht që marrëveshja e njëjtë të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët.

“Kërkojmë nga zyra e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, që sa më parë të ftoj të takime të rregullta që të finalizohen marrëveshjet. Jam i gatshëm që të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme e të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të saj. Pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në kuadër të dialogut dhe në kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013.Çfarëdo tentative të caktuar të marrëveshjes bazike të nxirren e të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për ecje përpara janë sa të pakuptimta aq edhe joproduktive.Normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke duhet të garantojë edhe të drejtat e pakicave”,tha Kurti.

Ai theksoi se shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i mbron dhe i ruan si shoqëri shoqërore.






Related Articles