Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times.
Ky raport, tregon se ” Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën”.
Kurti tregoi se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”.
“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shkroi Kurti në X.
A new report by fDi Intelligence, powered by the Financial Times, shows that Kosova ranks 2nd in Emerging Europe — and 5th in the entire world — for attracting the highest level of FDI relative to GDP. Moreover, it ranks 4th in the world for year-on-year improvement from 2022 to… pic.twitter.com/Gq8lz95ALB— Albin Kurti (@albinkurti) August 18, 2024