Kurti: Kosova do të bëhet destinacion kryesor për prodhimtari filmike në rajon

Kurti: Kosova do të bëhet destinacion kryesor për prodhimtari filmike në rajon

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një rregullore të re që pritet të sjellë një etapë të re për industrinë e kinematografisë në vend.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rregullorja për të drejtën në rabat synon të nxisë investime të huaja duke ofruar mbështetje financiare për projektet filmike dhe të video-lojërave që realizohen në Kosovë.

Në bazë të kësaj rregulloreje, kompanitë e huaja do të përfitojnë rimbursim deri në 30 për qind të shpenzimeve të pranueshme që bëjnë përmes bizneseve, shërbimeve dhe burimeve njerëzore vendore.

Ky instrument është i vlefshëm për prodhimet filmike dhe për zhvilluesit e video-lojërave, duke synuar ta shndërrojë Kosovën në një destinacion të rëndësishëm për prodhimtari kreative në rajon.

Related Articles