Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Forumin e Prespës tha se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar se kjo është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.
Kurti tha se Bashkimi Evropian po është e ngadaltë dhe mungon uniteti, por sipas tij, megjithatë është alternativa e vetme pasi i takojmë këtij rajoni.
“Në vend të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga BE të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe si të arrijmë aty”, tha Kurti, ku sipas tij një pjesë e madhe e përgjegjësisë është edhe BE-së.
Kryeministri i Kosovës tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.
“Inkurajoj të gjithë t’i kthehemi agjendës së Bashkimit Evropian dhe asaj transatlantike”.
“Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë”, tha Kurti.