Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të arritjeve kryesore të vitit 2024, duke theksuar sukseset historike si liberalizimi i vizave, përmirësimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe zhvillimet ekonomike e sociale.
Kurti përmes një video në profilin e tij në Facebook thotë se heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia – janë arritje të mëdha.
Ndërsa, për problemin me të cilin po përballen qytetarët e Kosovës, tash e sa ditë, mungesën e energjisë elektrike, Kurti thotë se nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit.
Ai në fund u uroi Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Kosovës.