Kurti: Kryeministrat nuk formojnë asociacione, vetë komunat asociohen

Kurti: Kryeministrat nuk formojnë asociacione, vetë komunat asociohen

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë indikacione se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se një gjë të tillë nuk e bëjnë kryeministrat.

“Jam kryeministër i Republikës demokratike, kryeministrat nuk formojnë Asociacione, komunat bashkëpunojnë e asociohen e kështu me radhë, nëse dikush e dëshiron edhe 1 asociacion tjetër kjo duhet të vijë nga komunat, kryeministri nuk formon dhe themelon asociacion, për komuna”, tha Kurti në një konferencë para mediave.

I pari i Qeverisë tha se vendet e huaja “po binden gjithnjë e më shumë” se  Asociacioni duhet të trajtohet si çështje e brendshme e Kosovës.

“Asociacioni nuk është imponim, nëse një kryeministër do ta bënte është imponim ndaj komunave, asociacioni është liri dhe e drejtë, këtë s’e bëjë dhe asnjë shtet fqinj që ka qëllime të tilla”, deklaroi Kurti.

Related Articles