Kryeministri, Albin Kurti është parë duke e lëshuar ndërtesën e Qeverisë, pas takimit të sotëm me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, raporton Gazeta Enigma.
Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për mbarëvajtjen e takimit.
Pas takimit u deklarua vetëm ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier.
“Shtetet e QUIN-it në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”, deklaroi Hovenier.