Kryeministri Albin Kurti është takuar në New York me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka thënë se ka pasur një takim të mirë, shkruan Enigma.
Kurti ka deklaruar se lidhjet diplomatike me Greqinë kanë shënuar një rritje prej se ai është kryeministër, e sidomos pas liberalizimit të vizave në janar të këtij viti.
Me Mitsotakis, Kurti ka thënë se ka folur për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike.
“Takimi i mirë me kryeministrin grek sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Kurti.
Good meeting with Greek PM @kmitsotakis today. We discussed ways to strengthen diplomatic and economic ties, which have seen a positive and significant increase in the past three and a half years, especially intensifying following visa liberalization for Kosova citizens in… pic.twitter.com/FzdkmMjbsw— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2024