Kurti lutje opozitës: Mos më rrëzoni edhe njëherë

Kurti lutje opozitës: Mos më rrëzoni edhe njëherë

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka raportuar para deputetëve për strategjinë e qeverisë së tij në dialogun me Serbinë në prag të takimit me Aleksander Vuçiqin, në Bruksel.

Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ndryshe, Kurti ka folur përsëri në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për dialogun, duke thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.

Pas këtij veprimi të kryeministrit kanë reaguar deputetët e opozitës nga ulëset e tyre.

“Ne jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, por jemi në një seancë tjetër”, tha tutje Kurti.

Këtu ka ndërhyrë kryeparlamentari, Glauk Konjufca, që ka kërkuar që deputetët të mbajnë qetësi.

“Qetësi, ju lutem, janë shumë të rëndësishme këto që po thotë”, tha kryetari i Kuvendit.

Related Articles