Kurti raporton për dialogun Kosovë-Serbi, kritikon Bashkimin Evropian

Kurti raporton për dialogun Kosovë-Serbi, kritikon Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e mbajtur në Kuvend ka raportur për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka kritikuar procesin e deritanishëm të dialogut me Serbinë, duke thënë se qasja ka qenë e gabuar.

“Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të  gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh”, ka thënë ai.

Kryeministri ka pohuar se “Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut”.

“Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e ta pranojnë krimet që kanë bërë në Kosovë. Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”.

Gjithashtu, kryeministri i vendit ka kritikuar Bashkimin Evropain, duke thënë se presioni duhet të jetë mbi Serbinë, e jo mbi Kosovën.

“22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën”, tha ai duke theksuar se palët në dialog duhet të jenë të barabarta dhe se duhet unitet i brendshëm

“Unë kam ftuar krerët e opozitës për të diskutuar për dialogun, qasjen tonë e dini, unë po flas se cilat duhet të jenë  parimet,  Serbia duhet t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë, duhet ta pranojë pavarësinë, barazia e përfaqësuesve, dhe qytetari si fitues në fund”, deklaroi Kurti.

Related Articles