Kurti mbështet operacionin e SHBA-së në Venezuelë, rithekson nevojën për rritjen e vëmendjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kurti mbështet operacionin e SHBA-së në Venezuelë, rithekson nevojën për rritjen e vëmendjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.

“Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë”, shkroi Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve po ashtu tha se nevojitet për “rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë”.

“Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”, shkroi Kurti.

Related Articles