Kurti: Me planin franko-gjerman ka njohje defakto nga Serbia, njohja dejure do të arrihet ndërkohë

Kurti: Me planin franko-gjerman ka njohje defakto nga Serbia, njohja dejure do të arrihet ndërkohë

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për planin franko-gjerman ai ka thënë se aty parashihet njohja defakto.

“Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”, tha ai.

Kurti thotë se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy identitete të barabarta.

“Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

I pari i qeverisë thotë se të gjitha këto janë parime fundamentale që shtetet e pavarura ua njohin njëra-tjetrës.

Ai thotë se procesi i dialogut është në drejtimin e duhur për dallim nga e kaluara.

“Njohje dejure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, deklaroi Kurti.

Kurti thotë se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në bashkimin Evropian pa njohur Kosovën, e që sipas tij një gjë e tillë nuk ka qenë kusht më parë.

Related Articles