Kurti: Në 2025-ën do të themelohen Fondi Sovran, Banka Zhvillimore dhe Byroja Shtetërore

Kurti: Në 2025-ën do të themelohen Fondi Sovran, Banka Zhvillimore dhe Byroja Shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se në 2025-tën do të themelohet Fondi Sovran, Banka Zhvillimore e Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ne së pari duhet të themelojmë Fondin Sovran të Kosovës dhe besojmë që së shpejti do të marrim dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese, dhe paralelisht me këtë edhe Bankën Zhvillimore”, tha ai.

Tutje Kurti ka theksuar se “na duhet medoemos Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Edhe kjo Byro duhet të themelohet sivjet. Në të njëjtën kohë do të duhet ta kemi dhe vetingun për gjyqësorin”.

Në një intervistë për KosovaPress, kandidati për kryeministër nga VV-ja, po ashtu tha se më të nisur fushata, do të bëhen publike dhe projektet e reja për një katërvjeçar tjetër, e që sipas tij ka të bëjë si me projekte që janë të kushtëzuara nga buxheti i vitit 2025.

Kurti ka përmendur edhe projekte tjera të mëdha si ajo e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Me të filluar fushata do ta shpalosim programin me projektet e reja për katërvjeçarin, ku disa janë të kushtëzuara qoftë me buxheti e vitit 2025, qoftë me projektet e mëdha si Lojërat Mesdhetare 2030”. /Gazeta Enigma/

Related Articles