Kurti në Greqi, takon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

Kurti në Greqi, takon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Greqi, ku mbrëmë ka marrë pjesë në darkën joformale të shtruar nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Kurti pati rastin të përshëndetet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu ishte i ftuar në darkën joformale së bashku edhe me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së.

Kurti e ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Facebook, teksa shihet duke shtrënguar duart me Zelenskyn.

“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, ka shkruar Kurti.

Ky po vlerësohet si një nga takimet më të rëndësishme për Evropën Lindore.

Kujtojmë që takimi është zhvilluar pa prezencën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili u raportua se nuk ishte ftuar fare në këtë darkë.

Related Articles