Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajrami për të gjithë besimtarët myslimanë.
Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, “le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë”, ka shkruar ai.
“Me fat Bajrami! Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e për bashkim rreth thirrjes për vepra të mira”.
“Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë. U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma/