Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën që ndodhii në Mejë, me ç’rast ka theksuar se tema e të zhdukurve do të jetë gjithherë prioritet i qeverisë që ai udhëheq, raporton Gazeta “Enigma”.
“Asnjë vonesë dhe asnjë harresë. Sepse, përndryshe, ne vëmë mbi baza të dyshimta çdo të ardhme. Krimi nuk duhet liberalizuar, as viktima, as i pagjeturi, as i përdhunuari. Sepse, përndryshe, do të relativizohet vetë jeta dhe do të na bëhet e durueshme vrasja, rrëmbimi, përdhunimi”, tha Kurti.
Sipas tij “raportet edhe marrëveshjet tona kanë dhe duhet të vijojnë të kenë në prioritet temën e të zhdukurve me dhunë. Do të bëjmë gjithë ç’mundemi për ta kthyer shpresën në besim e në realitet”.
Postimi i plotë i Kurtit: