Kurti në Prekaz: Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare

Kurti në Prekaz: Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me rastin Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas homazheve ai tha se epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare.

“Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, shpërthyen demonstratat gjithëpopullore dhe solidaritet i paparë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, por edhe gjithandej në mërgatë e njëkohësisht u vetëdijësua e ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtar edhe diplomacia botërore”, u shpreh Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles