Kurti: Në qiell, Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, kur i ka sjellë Zoti në Tokë u bënë dy qytete

Kurti: Në qiell, Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, kur i ka sjellë Zoti në Tokë u bënë dy qytete

Kryeministri Kosovës, gjatë vizitës në Tetovë foli për projektin e rrugës që do të lidhë Prizrenin me Tetovën përmes edhe një tuneli të gjatë 6 km.

Për të treguar afërsinë në vijë ajrore të Prizrenit me Tetovën dhe ngjashmëritë mes këtyre dy qyteteve, Kurti bëri një deklaratë interesante për ‘krijimin’ e këtyre qyteteve.

“E kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në tokë, malet e Sharrit i kanë ndarë dhe i kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën”, tha Kurti.

“Natyrisht që rruga që e pamë këtu është rrugë e brendshme e komunës, por ne jemi shumë të interesuar të ecim sa më shpejt për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit dhe Tetovës, që pra në qiell ishin një qytet e në tokë janë dy përmes aksit, i cili parasheh edhe një tunel”, shtoi ai.

Ai atje tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe se ai s’duhet të jetë vetëm për zonat urbane.

”Në bazë të llogaritjeve për këtë rrugë nuk është kosto shumë e lartë, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqenëse shkurtohet rruga”, tha Kurti, duke shtuar se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles