Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani është drejtuar në ndërtesën e Qeverisë, raporton Gazeta Enigma.
Aty,Lajçak do ta takojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçak po qëndron sot në Kosovë para takimit të 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi mes Kurtit dhe Lajçakut, sipas agjendës, ishte planifikuar të fillonte nga ora 16:00.
Pas Pritshtinës Lajçaku pritet ta vizitojë edhe Beogradin.