Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

I pyetur nëse ka vizituar kryetarin e kësaj komune, Milan Radojeviq, ai ka thënë se ende nuk e ka bërë porse do ta kenë mundësinë të takohen.

“Kësaj radhe nuk e kam takuar, por sigurisht që në rastet tjera do të kemi mundësi të takohemi. Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, mund të bëhesh asamblist, mund të bëhesh drejtor, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, tha ai.   

I pyetur nga gazetarët serbë nëse ka demokraci në Kosovë, Kurti ka theksuar se qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.

Related Articles