Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti të mërkurën pritet të vizitojë ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të shkojë në Mitrovicë në orën 08:00.
Sipas njoftimit Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Vizita e tij, vie pas incidentit që kishte ndodhur para dy ditësh në objektin e ndërmarrjes “Trepça”.
Pas incidentit brenda objektit të ndërmarrjes “Trepça”, Policia ka arrestuar ish-ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.
Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës në “Trepçë” Besim Haxhiun.
Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”.
VENDI: Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial.
KOHA: 08:00
Pas vizitës do të ketë prononcim për media. /Gazeta “Enigma“/