Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje “Munich Security Conference”.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Kurti planifikohet të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.