Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e mbrëmshme elektronike të Qeverisë.
Ai ka thënë se janë marrë tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kanditaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Kryeministri ka njoftuar për miratimin e programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili kryeministri thotë se do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes.
“Në mbledhjen e 158-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kanditaturën tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes.
Ndamë 2.5 milionë euro për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme.
Aprovuam Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2025”, ka shkruar Kurti. / Gazeta Enigma.