Kurti njofton për vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Kurti njofton për vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë.

Ndër vendimet që është marrë sot është edhe ai për rialokimin e 4.5 milionë eurove në 25 projekte kapitale të ndryshme nëpër komuna në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunave dhe donatorëve.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kurtit:

Në mbledhjen e 260-të morëm disa vendime për emërime në pozita të larta drejtuese dhe formim të komisioneve të përkohshme me qëllim përmbylljen e proceseve rekrutuese të cilat kanë filluar para datës 22 mars 2025 – pra kur qeveria jonë ka kaluar de jure qeveri në dorëheqje. Këto emërime përfshijnë:

– Drejtoren Ekzekutive në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur;

– Drejtoren e Përgjithshme të Inspektoratit të Arsimit;

– Drejtoren Ekzekutive në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës;

– Kryeinspektorin e Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë;

– Komisionin e Ankesave për Shtetësi;

– Komisionet ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese, përkatësisht për Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit dhe Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës.

Ndër të tjera vendime që morëm sot ishin:

– Rialokimi i 4.5 milionë eurove në 25 projekte kapitale të ndryshme nëpër komuna në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunave dhe donatorëve;

– Miratimi i Planit të rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, përmes së cilit synohet të rritet autonomia lokale dhe të ofrohen shërbime me kosto efektive nëpër komuna.

Related Articles