Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se renditja e prioriteteve nuk ka ndryshuar.
Në interpelancën në Kuvend, Kurti tha se dialogu për të s’është as numër tre në listën e prioriteteve të tij.
“Sa i përket vëllimit kohor të punës që bëj, dialogu s’është as prioriteti numër një, as prioriteti numër dy, njësoj qysh e kam thënë para një viti e gjysmë”, tha Kurti.
“Pra, nëse e shikoni sa orë të punës si kryeministër merrem me dialogun, nuk është në tri të parat prioritet”.