Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje diasporës, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë rast ai ka thënë se më nuk po flitet për “‘trurin që ikën’, por për zemrën që nuk harron”.
Kurti ka shkruar në Facebook se Kosova ka gjithmonë nevojë për diasporën për t’u çmallur si bashkëkrijues të së ardhmes.
“I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në kryeministri. Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë. Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti në fund ka thënë se Kosova është me fat që i ka mërgimtarët.