Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për 100 ditëshin e qeverisjes ka folur edhe për faktorin e rëndësishëm që është në interes të shumë qytetarëve, atë të drejtësisë dhe punës, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë fjalimit, Kurti tha se me këto 100 ditë ekonomia e vendit është përgjigjur pozitivisht ndaj pandemisë, duke theksuar se për periudhën e njëjtë esportet në krahasim me vitin e kaluar janë rritur për 66 përqind, aktiviteti për 15 përqind dhe të hyrqat buxhetore për 30 përqind.
“Në pesë mujorin e parë të këtij viti, Dogana e Kosoves që nga themelimi për herë të parë ka raportuar mbi 500 milione euro të hyra për buxhetin e Kosovës, ndërsa administrata tatimore e Kosoves ka raportuar se janë inkasuar rreth 60 milionë euro më shume se vitin e kalur. Bazuar në këtë qeveria ka miratuar buxhet prej 2.5 miliard euro sipas të cilit projektohet rritje ekonomike prej 7.9 perqind. Për dallim nga 5.2 perqind siç parashihej në fillim të vitit dhe në të cilit do t’i shtohet buxhetit 155 milionë euro më shumë se që parashikohej”, tha Kurti duke theksuar se ky nivel parashihet vetem ne vitin 2023
Sipas Kurtit, kjo rritje jep shpres për ditë më të mira, e që janë rezultat i shumë faktorëve si opzimizmi, shpresa, formalizimi gradual I ekonomisë përmes pakos financiare janë ndër faktorët kryesor.
Ndryshe, Kurti ka treguar edhe për pakon e re e cila parasheh kontribut në buxhet prej 50 milionë euro për krijimin e vendeve të punës, 108 milionë euro për ngirtje të eksportit vendor dhe rritje te esportit, 50 euro per mbeshtje te familjes.