Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka folur në seancën e sotme të Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta rifunksionalizuar punën e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se Kushtetuesja ishte e qartë, dhe specifikoi se Kuvendi nuk mund të shpërndahet nga Presidentja.
“Dekreti i lëshuar, ishte në shpërtuthje me Kushtetutën dhe kjo ka krijuar një situatë e cila kërkon qartësi jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës tonë parlamentare. Me këtë rend shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të kaluar vështirësitë politike, dhe është vërtetuar që presidenti nuk mund të shpërndaj vullnetin e popullit. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete, dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, theksoi Kurti para deputetëve.
Ai tha se tash “Kuvendi është funksional dhe i rikthehet punës së tij”.
“Afatet kushtetuese janë në rrjedh, shteti nuk ka ndalur së vepruari dhe nuk ka asnjë arsyje që ne ta ndalim atë”.
Ai ka përmendur edhe votimin e nevojshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe punët e tjera që e presin vendit.
tutje Kurti situatën aktuale e quajti “krizë të krijuar politikisht”.
Kurti para deputetëve: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete
