Kurti paralajmron konferencë në orën 15:00, flet për tarifat e rrymës

Kurti paralajmron konferencë në orën 15:00, flet për tarifat e rrymës

Të mërkurën, Kryeministri Kurti dhe ministrat Rizvanolli e Murati vizituan AKP-në.

Kjo vizitë u bë pasi që është paralajmëruar dyfishimi i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh energji përmes bllok tarifave.

Në këtë takim të hapur për medie, kryeministri Kurti u pyet se pse qeveria nuk po e kundështon propozimin e ZRRE-s.

Ai u shpreh se qëndrimin e tij rreth këtij vendimi, do ta bëjë të ditur sot në orën 15:00 në një konferencë për medie.

“Sigurisht se e kuptoj këtë brengë. Por, në orën 15:00 do të jemi në një konferencë për medie ku do të shprehim qëndrimin tonë sa i përket propozimit për rritjen e çmimit të energjisë”, tha Kurti. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles