Kurti për dëbimin e shqiptarëve të 3-4 shkurtit në Mitrovicë: U realizua nën vëzhgimin e trupave ushtarake të KFOR-it

Kurti për dëbimin e shqiptarëve të 3-4 shkurtit në Mitrovicë: U realizua nën vëzhgimin e trupave ushtarake të KFOR-it

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë. Kreu i qeverisë ka thënë se spastrim etnik “e ndryshoi krejtësisht strukturën demografike të Mitrovicës”.

Dëbimi i shqiptarëve të kryera në funksion të spastrimit etnik, sipas Kurtit, “u realizua nën vëzhgimin e trupave ushtarake të KFOR-it, kurse u pasua nga mosveprimet e liderëve politikë shqiptarë të asokohe në Kosovë”.

Ai ka thënë se pas 24 vitesh, “gjendja në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës dhe në veri të vendit në përgjithësi, ka ndryshuar shumë falë angazhimit të Qeverisë së Kosovës dhe strukturave shtetërore të sigurisë”.

Related Articles