Albin Kurti, kryeministri i vendit, ka ndarë pamje teksa ka vendosur lule me djalin e Enver Zymberit, Sokolin, aty ku ra ai 12 vite më parë.
Kryeministri shprehet se dëshira e Sokolit për t’i ndjekur hapat e babait “na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”.
Shkrimi i plotë:
“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.
Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.
Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, është shprehur Kurti. /Gazeta Enigma