Kurti për gjendjen e rëndë me pandeminë: Arma e vetme mbetet vaksinimi dhe respektimi i masave

Kurti për gjendjen e rëndë me pandeminë: Arma e vetme mbetet vaksinimi dhe respektimi i masave

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për gjendjen e rëndë që është krijuar në vend nga pandemia, raporton Gazeta “Enigma”.



Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se masat e rekomanduara të IKSHPK-së janë arma e vetme për luftën ndaj COVID-19.

“Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht, gjendja është e rënduar edhe tani. Ky numër i madh ngrit rastet e hospitalizuara. Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë. Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi”, tha Kurti.

Ai nuk përmendi rishikimin e masave, teksa bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. “Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles