Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ai i pyetur nga mediat, e vetmja gjë që ka thënë është se Latifin do ta takojë gjatë ditës.
Ndryshe, Latifi dha dorëheqje dje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Nga “Guxo” ndërkaq, partneri i qeverisë së VV-së, kanë kërkuar që në këtë pozitë të emërohet Haxhi Avdyli.