Kryeministri Albin Kurti, ka folur sot rreth bllokadës së re politike rreth çështjes së presidentit, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka njoftuar se do t’i ftojë në takim kryetarët e partive opozitare.
Ai ka thënë se beson që është mirë që të ketë 84-86 deputetë në sallë.
“Padyshim që do të bëj ftesa për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtu që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, e po e ritheksoj unë nuk besoj që është mirë të jemi veçse 80 apo 81, duhet të jemi rreth 84-86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Për këtë do të bëjmë edhe ftesa e do të ketë edhe takime, por çfarë ofertash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”, është shprehur Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë. / Gazeta Enigma.
