Kryeministri, Albin Kurti ka folur në seancën e sotme, para se të hidhen në votim rezoluta që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Miratimi i kësaj rezolute sipas Kurtit duhet të shërbej që në të ardhmen akte të tilla gjenocidale të mos ndodhin.
“Ky është veprim fisnik e i duhur, jo vetëm në emër të shqiptarëve por mbi të gjitha të universales tonë njerëzore, dëshirës sonë për paqe e njerëzi. Dënimi i krimeve gjenocidale, duhet të jetë i përhershëm dhe i padiskutueshëm në mënyrë që ato të mos përsëriten kurrë më. Përdit e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti ka pyetur se kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë.
“Së pari gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave, ata janë vrarë prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kush janë ata kriminelë që bëjnë krim mbi krim duke fshehur trupat e vrarë. Millosheviqi vdiq i padënuar, bashkëpunëtorët e tij mbi 4000 mijë ushtarakë serbë jo vetëm që janë të lirë por janë në pushtet dhe vendimmarrës. Karagjiqi e Mlladiqi janë dënuar, por ende bashkëpunëtorët e tyre s’janë dënuar. Rezultatet e Gjenocidit pra entitete të dala nga spastrimi siç janë Republika Serbe funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosjen”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë menjëherë pasi kryeparlamentari Konjufca njoftoi për këtë rezolutë, Lista serbe lëshoi sallën e Kuvendit./Gazeta Enigma.