E gjithë opozita ia kontestoi meritat e qeverisë, duke reaguar në mënyra të ndryshme për sukseset e ekonomisë në vend.
Por kryeministri Albin Kurti thotë se kjo është e natyrshme për kundërshtarët e tij. Sipas tij statistikat nuk mund të kontestohen, derisa më shumë merita u dha punëtorëve.
Ekzekutivi është kritikuar edhe për mungesë të investimeve kapitale, por Kurti mohon që këtë po e bën për shkak të krizës energjetike.
“Nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike”, ka thënë ai.
Madje shpreh bindjen që nuk duhet domosdo t’i harxhojë krejt paratë që i ka në buxhet.
Gjatë qëndrimit në Gjilan, të hënën, kryeqeveritari tha se janë gjetur shkelje edhe në disa projekte që e prekin këtë zonë, prandaj duhen korrigjuar para se të punohet në to.