Shërbimi revolucionar i internetit satelitor, Starlink, i krijuar nga SpaceX dhe Elon Musk, tani është i disponueshëm edhe në vendin tonë.
Ky zhvillim është bërë i ditur nga kompania Starlink përmes rrjetit social X (ish-Twitter), duke konfirmuar se interneti i tyre me shpejtësi të lartë dhe latencë të ulët tashmë është i disponueshëm në Kosovë.
E lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend.
Kurti shtoi se kjo ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës.
“Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, ka shkruar Kurti.