Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Minisrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajur një konferencë për media.
Nga aty janë dhënë detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit në “Ibër-Lepenc”.
Kryeministri Kurti, tha se përgjatë dy ditëve të fundit janë ndërmarrë masa për të mbajtur përgjegjësit e sulmit në fjalë dhe për të rregulluar dëmin e shkaktuar.
Sipas tij, në rast se do të arrihej qëllimi i këtij sulmi, atëherë pesha do të ishte e jashtëzakonshme.
“Po të arrihej qëllimi, ky sulm do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë pa rrymë qindra familje dhe pa ngrohje mijëra qytetarë të Prishtinës”, tha ai.
Më tej kryeministri i vendit tha se dëmi do të ndikonte në fabrika dhe në fushën e telekomunikimit dhe se miliona euro do të duhej të investoheshin në blerje të energjisë.
“Nuk ka qenë në pyetje uji, por edhe rryma. Nuk është vetëm rryma, por edhe ngrohja. Nuk është vetëm ngrohja, por edhe telekomunikimi. Qëllimi ka qenë që në fund të nëntorit të na lënë pa ujë, pa rrymë, pa ngrohje e pa komunikim”, u shpreh Kurti.
Më tej ai shtoi se gjatë kontrolleve të zhvilluara në lokacione të ndryshme, përveç armëve, u gjeten dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u përkasin njësiteve të specializuara të trajnuara ushtarakisht.
“Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcenuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi. Megjtihatë, kjo mbetet tentativë e dështuar”, shtoi kryeministri. /Gazeta Enigma