Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar shefin e CIA-s, William Burns.
Ai ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë thotë se me vizitën e tij avancohet bashkëpunimi strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë.
Tutje ai thotë se në takim shprehu edhe përkushtimin e pareshtur drejt vlerave e parimeve të përbashkëta që ndërlidhen me lirinë dhe demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe orientimet e palëkundura drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. E falënderoj Drejtorin e CIA-s, William Burns, për mbështetjen e vazhdueshme dhe këtë vizitë historike në vendin tonë. /Gazeta Enigma