Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se masakra e Dubravës vazhdon të mbetet një prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë.
Kurti ka thënë se 22 vjet më parë, më 22 maj 1999, forcat serbe për disa ditë ushtruan dhunë fizike dhe psikike mbi të burgosurit, para se t’i ekzekutonin më shumë se 100 prej tyre, ndërsa njoftoi se nga sot në oborrin e burgut të Dubravës, te vendi i pushkatimit, do të jetë një lapidar në kujtim të të burgosurve të vrarë, të plagosur dhe të mbijetuar të kësaj masakre.
“Të mbijetuarit nëpër vite kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në ato ditë, kur të gjithë janë mbledhur në fushë afër pavijonit të fundit dhe kanë kaluar orët të trembur, bashkë me të vdekurit”, shkruan Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i tij i plotë.