Kurti: Po bëhemi Qeveria e parë në Kosovë që e ka quar mandatin deri në fund

Kurti: Po bëhemi Qeveria e parë në Kosovë që e ka quar mandatin deri në fund


Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës teksa po e paraqisje planin buxhetor për vitin e ardhshëm, theksoi se Qeveria e udhëhequr nga ai, po bënë historinë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë ai e lidhi me faktin se “Qeveria aktuale po bëhet Qeveria e parë që e qon mandatin deri në fund”.

Ai tutje paraqiti planin buxhetor teksa theksoi rritjet e buxhetit që sipas tij janë bërë.

Ai ka thënë se është kryeministri i parë që e prezanton buxhetin e katërt të mandatit.

“Buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro apo rreth 9 për qind më i lartë se buxheti i vitit 2025, ose 60 për qind më i lartë sesa i vitit 2020. Për të arritur deri këtu këto katër vite kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme por njëkohësisht e për dallim nga të tjerët para nesh u siguruam që buxheti të orientohet aty ku kthimi është më i larti, te qytetarët tanë. Duke e bërë këtë vit pas viti rritej edhe buxheti pa ndryshuar asnjë politikë tatimore sepse investimi në qytetarët tanë vazhdonte të kthente rritje të qëndrueshme. Buxheti i vitit 2025 është buxheti i katërt me radhë që po e prezantojmë si qeveri në këtë mandat, miratimi në Qeveri dhe prezantimi i buxhetit në kuvend çdo herë e kemi bërë sipas rregullave të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, ka thënë Kurti.

Sipas planifikimeve të ekzekutivit nga buxheti i vitit të ardhshëm 930 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale.

Projeksionet e Qeverisë flasin për implementim të projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësim të rrjetit të transportit, energjisë elektrike, kushteve në arsim e shëndetësi, një pjesë e madhe e projekteve dhe mjeteve do të jetë e bartur nga ky vit.

916.5 milionë euro nga buxheti janë paraparë për paga e shtesa si dhe 535.97 milionë për mallra dhe shërbime.

Vetëm për pagat e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës janë paraparë mbi 3.6 milionë euro, pagat për zyrën e presidentët mbi 1 milionë euro si dhe për kabinetin e kryeministrit Kurti mbi 1 milionë.

Buxheti për nivelin qendror pritet të jetë mbi 2 miliardë e 757 milionë euro, ndërsa për atë lokal rreth 788 milionë  euro.

Qindra miliona euro janë paraparë edhe për institucionet shëndetësore. Shpenzimet e spitaleve rajonale gjatë 2025-tës kapin vlerën e mbi 54 milionë eurove, këtu përfshihen edhe të hyrat vetanake të tyre si dhe grantet qeveritare.

Për QKUK-në janë paraparë mbi 10 milionë euro, ndërsa për Shërbimet terciare mjekësore, mbi 3 milionë.

Partitë opzitare kanë njoftuar se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2025. / Gazeta Enigma.

Related Articles