Kurti: Po blejmë objekte për ambasada në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada

Kurti: Po blejmë objekte për ambasada në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada



Në mbledhjen e së mërkurës, kryeministri Albin Kurti njoftoi se janë në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në pesë shtete, raporton Gazeta Enigma.

Siç tha Kurti, po blihen objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani e Kanada.

“Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë”, njoftoi fillimisht Kurti. “Pra, po vazhdojmë me blerjen e objektve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik”, shtoi ai.

Tutje ai shtoi se “Pas blerjes së objektit të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar, në Kroaci, Senegal dhe tash në Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada”, tha Kurti.


Related Articles