Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lajmëruar nga Llapi ku është deklaruar se po vazhdojnë drejt 500 mijë votave.
Kurti tha se në Llap lindi sllogani – pa balotazh.
“Sonte ishim në Llap ku lindi sllogani: pa balotazh! Në këtë ndejë të fundvitit, po vazhdojmë njëjtë për 9 shkurt, me shumë vullnet e energji, drejt 500 mijë votave apo gjysmë milioni zemra”, ka shkruar Kurti në Facebook.