Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovës, Oliver Guerot.
Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte edhe propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosoves dhe Serbisë.
“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës”, njoftoi ZKM.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti, sipas ZKM-së.
Mes tjerash, Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, “si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.