Kurti pret në takim Ramën pas mbledhjes së përbashkët parlamentare

Kurti pret në takim Ramën pas mbledhjes së përbashkët parlamentare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky takim vjen pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Ndërkaq, mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë i përmbylli sot punimet e saja.

Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, me të cilën kishte përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme.

Kjo deklaratë u hodh në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe u votua nga deputetët e të dyja kuvendeve që ishin të pranishëm sot.

Related Articles