Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar emrat e rinj të bordit të ARKEP-it, raporton Gazeta Enigma.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky bord do të jetësojë vizionin e zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektronike dhe postare, duke theksuar se është ekipi më profesionist që ky institucion ka pasur ndonjëherë
“Me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit. ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Kurti.