Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Me këtë rast, kryeministri Kurti është deklaruar në lidhje me Projektligjin e Pagave si dhe procesimin e tij.
Ai tha se dy ligjet e administratës publike janë duke hyrë në një fazë të re të diskutimeve publike, që do të fillojë nga nesër në mëngjes.
“Derisa bashkë me ministrin Sveçla diskutonim një mori çështjes që preokupojnë urgjentisht punën tonë të përditshme, por sot kemi para jush dy projektligje tejet të rëndësishme për administratë shtetërore.Për secilin zyrtar publik dhe qytetar të vendit, Projektligji për Pagat dhe zyrtarët publik.Këto janë bazë e reformës së administratës publike, përmes së cilave synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm për të punësuarit në sektorin publik, me synimin për të shndërruar një administratë ku ju si qytetarë dhe biznese mund të merrni shërbime efikase”,tha Kurti.
“Hartimi i këtyre projektligjeve s’ka qenë proces i lehtë dhe punë që përfundohet shpejtë. Për rreth 200 pozita, më shumë se 34 mijë nuk e gjenin veten në ligjin e shfuqizuar të pagave, kishte përafërsisht 170 lloje të shtesave dhe të kompensimeve, mungesë pastaj të kritereve me të cilat janë marrë disa shtesa.Shtesat për një muaji që kalonin pagën vjetore të një qytetari, e zyrtarë që merrnin pagë të ndryshme për punë të njëjtë.Të dhënat nga raportet e progresit nga viti 2008 deri më 2020 theksojnë se administrata publike ishte e ndikuar nga politika në proceset e emërimeve.Nga 2008-2020 është theksuar nevoja për përmirësimin e shkathtësive. Që nga viti 2010-2020 në këto raporte për çdo vit është gjetur se personat me aftësi të kufizuar, gratë e të tjerë nuk janë të përfshira si grupe publike”,shtoi ai.
Kryeministri Kurti deklaroi se është ndarë koha dhe është bërë angazhimi i nevojshëm nga të gjithë për të adresuar problematikat si dhe pas përfundimit, këto ligje po ndahen për konsulta publike.
“Para jush sot në emër të Qeverisë theksoj se për këto dy projektligje është ndarë koha dhe është bërë angazhimi i nevojshëm nga të gjithë akterët kyç për të adresat këto problematika dhe pas përfundimit të fazave paraprake, këto projektligje po ndahen për konsulta publike.Synim kyç kemi krijimin e një sistemi të njëtrajtshëm për përcaktim të pagës, që sigurohemi të përcaktojmë parimin bazë pra përcaktim të koeficienteve dhe do të vendosim pozitat e zyrtarëve bazuar në transparencë.Për të gjithë ata që shqyrtojnë këto dy projektligje është rrënjësore për administratën publike dhe me trajtim të dinjitetshëm”,tha Kurti.
Kryeministri gjithashtu tha se MPB bashkë me ministrinë e Financave janë përkujdesur që në përcaktimin e të drejtës në pagë të caktohet një sistem i drejtë e të mos ketë padrejtësi e diskriminim.
“Të ulen dallimet në mes profesioneve dhe pozitave të baraspjesshme. Njëjtë për projektligjin për zyrtarët publik, sigurohet mënjanimi i çfarëdo ndërlikimi apo ndikimi politik, mundësohet kthimi i profesionistëve e sigurohet profesionalizimi i nëpunësve dhe shërbyesve në administratë. Qytetarët do të kenë trajtim të barabartë në administratë, e zyrtarët tanë kushte të barabarta”,shtoi ai.