Kurti: Qëndrimi im vetëvendosës nuk ka ndryshuar – atëherë edhe sot, jo “Zajednices”

Kurti: Qëndrimi im vetëvendosës nuk ka ndryshuar – atëherë edhe sot, jo “Zajednices”

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur në DebatPlus nëse do të ishte në opozitë, do të kundërshtonte propozimin evropian dhe Asociacionin, Kurti ka thënë se Qëndrimin i tij vetëvendosës nuk e ka ndryshuar.

“Mos kërkoni prej meje nëse dua të jem në opozitë, sepse na kanë votuar mbi 400 mijë qytetarë, që është 36% më shumë se krejt partitë e tjera së bashku”.

“Unë jam kryeministër i Kosovës, dhe e kam trashëguar një marrëveshje të mëhershme, andaj unë po  mundohem të bëjë më të mirën për vendin tonë”, tha Kurti.

Tutje theksoi se qëndrimi i tij  Asociacionin nuk ka ndryshuar.

“Edhe atëherë edhe sot, jo “Zajednicës”. Pra strategjia ka ndryshuar por koncepti është i njëjtë.”

Kurti foli edhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Nëse e lexoni marrëveshjen bazë, e shihni njohjen defakto”.

“Aty thuhet se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen. Në takimin e prillit, do të diskutojmë të komplet marrëveshjen. Nuk do të këtë theksim të njërit apo tjetrit nen”, u shpreh Kurti.

Related Articles